Ndërlidhjet

logo-print

Kremlin: Komentet e Putinit për Kievin janë keqkuptuar


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Këshilltari për politikë të jashtme i Presidentit Vladimir Putin ka thënë se deklarata e presidentit të tij ku thotë se nëse do Rusia mund të marrë Kievin brenda dy javësh ‘është keqkuptuar dhe nxjerrë prej kontekstit të vërtetë’.

Mediat kanë raportuar se Putin i ka thënë Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, ‘se nëse dua, Kievin mund ta marrë për dy javë’.

Këshilltari rus Yuri Ushakov ka thënë sot se ‘pavarësisht nëse ato komente janë bërë apo nuk janë bërë, ishte e pahijshme nga Barroso që të i shpalosur detajet e një takimi privat’.

Qeveria e Ukraninës, NATO dhe shtetet perëndimore kanë thënë se Rusia ka dërguar trupa, armë dhe tanke afër kufirit për ti mbështetur separatistët e Ukrainës lindore, ndonëse një gjë të tillë Rusia e ka mohuar.

Minsitri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar sot Uashingtonin, shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-n që po mbështesin ‘një pjesë të luftës’ në Kiev.

Lavrov i referohej thirrjeve të zyrtarëve të lartë të Ukrainës "që vendi i tyre të braktis statusin e saj jo-konformist dhe të kërkojë bashkim me NATO-n’.

XS
SM
MD
LG