Ndërlidhjet

Krimeja nuk i pranon homoseksualët


Sergei Aksyonov
Sergei Aksyonov

Zyrtarë të lartë të Krimesë kanë deklaruar se vendi i tyre nuk i pranon homoseksualët.

Duke folur mbi këtë temë në një sesion të qeverisë në Krime, guvernatori Sergei Aksyonov thotë se ‘në Krime nuk na duhen njerëz të tillë’.

Ai shtojë se nëse homoseksualët përpiqen të mbajnë tubime publike, atëherë policia e shtetit siq shprehet ai ‘do të reagojë menjëherë dhe për tre minuta do ju tregojë atyre se çfarë orientimi seksual duhet të kenë’.

Ai tha se fëmijët në Krime duhet të marrin edukatë pozitive që sipas tij ajo edukatë është :‘familjare dhe tradicionale’.

Rusia aneksoi Krimenë, pas një referendumi të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë konsideruar si të paligjshme.

Presidenti rus Vladimir Putin vitin e kaluar ka nënshkruar një ligj, të cilin qeveritë perëndimore dhe aktivistët e konsiderojnë si ligj që kufizon të drejtat e homoseksualëve dhe që inkurajon diskriminimin ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG