Ndërlidhjet

logo-print

BE shqyrton sanksione ndaj ministrit rus të Mbrojtjes


Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Bashkimi Evropian raportohet se po shqyrton futjen e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në listën e individëve rusë që ndalohen të hyjnë në BE për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Agjencia Reuters citon diplomatë të kenë thënë se propozimi është bërë nga Komisioni Evropian, gjatë një takimi të ambasadorëve të BE-së, sot në Bruksel.

Komisioni po ashtu propozon zgjerimin e ndalimit të eksportit të mallrave që mund të kenë edhe përdorim ushtarak, edhe civil për të gjithë importuesit potencialë rusë dhe jo vetëm për kompanitë në sektorin e mbrojtjes.

Qeveritë e BE-së pritet të marrin vendimin final më 5 shtator.

XS
SM
MD
LG