Ndërlidhjet

Mogherini: Dialogu Kosovë – Serbi, prioritet i BE-së


Federica Mogherini gjatë paraqitjes së saj në Parlamentin Evropian

Federica Mogherini gjatë paraqitjes së saj në Parlamentin Evropian

Ministrja e jashtme italiane, Federica Mogherini, thotë se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë është prioritet i presidencës italiane të Bashkimit Evropian dhe i gjithë BE-së.

Mëtutje, duke folur sot në Këshillin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, zonja Mogherini, e cila do të jetë edhe përfaqësuese e lartë e BE-së për politikkë të jashtme dhe siguri, pas zonjës Catherine Ashton, që i kalon mandati, ka theksuar se gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd, ka parë gatishmëri të fuqishme të të dy palëve për vazhdim e dialogut.

Sipas saj, po aq e rëndësishme është edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tash ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Bruksel.

Federica Mogherini tha se zgjerimi i BE-së duhet të vazhdoj dhe se ai mbetet motiv i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuadër, ajo ka vlerësuar se autoritetet në Tiranë, muajve të fundit, kanë treguar “vullnet të jashtëzakonshëm për realizimin e reformave”, dhe kjo është shpërblyer edhe me vendimin e BE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat për pranim.

XS
SM
MD
LG