Ndërlidhjet

Iran: Zbulohet komploti për shkatërrimin e programit atomik


Kapaciteti atomik iranin në Natanc

Kapaciteti atomik iranin në Natanc

Autoritetet e Iranit thonë se e kanë zbuluar komplotin për shkatërrimin e programit atomik të tij.

Zyrtari i lartëi Departamentit bërthamor iranian, Asghar Zarean, i tha AP-së, se agjencitë e jashtme të inteligjencës ishin përpjekur të rekrutonin ekspertë të energjisë nga Organizata për Energji Atomike e Iranit, kur ata kishin udhëtuar në vendet e jashtme.

Zoti Zarean, po ashtu, gazetarëve të agjencisë AP, u ka treguar pjesë të pajisjeve, për të cila tha se ishin ndryshuar qëllimisht për ta sabotuar programin atomik të Iranit.

Ai tha se këto pajisje ishin prodhuar në vendet perëndimore dhe aziatike, por nuk i ka emëruar shtetet, për të cilat autoritetet iraniane besojnë se kanë dorë në sabotim dhe përpjekjet për rekrutim.

Në të kaluarën, programi atomik iranian ishte cak i sulmeve të rënda me viruse kompjuterike.

XS
SM
MD
LG