Ndërlidhjet

SHBA: Obama urdhëroi dërgimin e 350 ushtarëve në Irak


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po dërgohen trupa shtesë, për t’i “mbrojtur kapacitetet dhe personelin diplomatik amerikan në Irak, derisa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin qeverinë e Irakut në luftën e saj kundër Shtetit Islamik”, që është një gurp militant.

Në njoftim, megjithatë theksohet se “këto forca shtesë nuk do të shërbejnë në rol luftarak”.

Zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë sekretarin e shtetit, John Kerry, dhe sekretarin e mbrojtes, Chuck Hagel, së shpejti ndaras do të udhëtojnë për në Lindjen e Mesme për të “ndërtuar një partneritet më të fuqishëm rajonal” kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Ky zhvillim po ndodhë, derisa militantët e Shtetit Islamik pretendojnë se e kanë ekzekutuar edhe gazetarin tjetër amerikan në Siri, Steven Sotloff.

XS
SM
MD
LG