Ndërlidhjet

logo-print

Obama takohet me presidentët e vendeve baltike


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë ditës së sotme do të takohet me presidentët e tri vendeve baltike, para samitit të NATO-s, që do të dominohet nga lëvizjet e Rusisë në Ukrainë.

Obama arriti sot herët në mëngjes në Estoni. Zëdhënësi i tij, Josh Earnest, tha se kjo vizitë ka për qëllim të theksojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për rajonin.

Estonia, Letonia dhe Lituania, ishin nëpërkëmbur nga pushteti rus për dekada të tëra, pas Luftës së Dytë Botëtore, dhe pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Këto tri vende të vogla gjithnjë kanë pasur frikë nga Rusia.

Aneksimi i Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë dhe konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ku Kievi thotë se forcat ruse u janë bashkuar separatistëve në kofliktin katërmujor, i ka shtuar shqetësimet e tyre për lëvizjet e ardhshme të Rusisë.

XS
SM
MD
LG