Ndërlidhjet

Rusi: Konfirmohet vrasja e fotoreporterit Stenin


Fotoreporteri Andrei Stenin
Fotoreporteri Andrei Stenin

Organizata mediale në Rusi, Rossiya Segodnya, ka konfirmuar se fotoreporteri, Andrei Stenin, është vrarë. Ai ishte zhdukur muajin e kaluar në Ukrainë.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Dmitry Kiselyov, tha sot se në bazë të testeve është konkluduar se trupi i pajetë i gjetur në një makinë të ndezur jashtë qytetit Donjeck, që është kryeqytet rajonal, nën kontrollin e separatistëve prorusë, ishte i Steninit.

Së fundit zëri i tij ishte dëgjuar më 5 gusht, kur ai punonte në pjesën lindore të Ukrainës, ku separatistët luftonin kundër forcave qeveritare të Ukrainës, prej muajit prill.

Zoti Kiselyov tha se Stenin ishte në rrugën e tij për të raportuar, kur makina e tij qartas ishte qëlluar nga të shtënat dhe e kishte përfshirë zjarri.

Human Rights Watch dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, ishin në mesin e shumë organizatave ndërkombëtare që u kanë bërë thirrje auoriteteve të Ukrainës, që të ndihmojnë në gjetjen e Steninit, për të cilin disa besonin se ishte mbajtur i zënë nga forcat e sigurisë së Ukrainës.

XS
SM
MD
LG