Ndërlidhjet

logo-print

Obama: SHBA e përkushtuar për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s


Barack Obama (djathtas) dhe Henrik Ilves duke biseduar në Talin

Barack Obama (djathtas) dhe Henrik Ilves duke biseduar në Talin

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se e ka siguruar Estoninë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në Baltik dhe për përkushtimin e Amerikës, për ta mbrojtur secilin shtet anëtar të NATO-s kundër sulmit.

Këto komente u bënë sot në Talin të Estonisë, gjatë konferencës së përbashkët për gazetarë të zotit Obama me presidentin e Estonisë, Toomas Hendrik Ilves.

Presidenti Ilves theksoi se luftimet në pjesën lindore të Ukrainës janë “agresion i Rusisë” dhe se “Rusia duhet ta pranoj se është palë në konflikt dhe të ndërmarrë hapa të sinqertë për de-eskalimin” e krizës.

Pas shetësimeve të presidentit të Estonisë për kërcënimet nga Rusia, zoti Obama tha se “Estonia kurrë nuk do të mbetet e vetmuar”.

Duke u shprehur për vrasjen e gazetarit Steven Sotloff, Obama tha se ky veprim është “akt i tmerrshëm i dhunës” dhe u ka tërhequr vërejtjen militantëve të Shtetit Islamik se rrezeveprimi i Shteteve të Bashkuara është i gjatë dhe “drejtësia do të sillet në vend”.

XS
SM
MD
LG