Ndërlidhjet

Arrestohet një person i dyshuar për ‘skllavërim’


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar një person të dyshuar, me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer vepra penale të tilla si: ‘Skllavëri, kushte të ngjashme me skllavërinë dhe punë të detyruara, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe privim të kundërligjshëm të lirisë’.

Personi i dyshuar është arrestuar më 2 shtator, ndërsa policia njofton se ai është 31 vjeçarë.

Operacioni policor ka filluar pas informatave që policia kishte siguruar përmes rrugëve operative se personi i dyshuar, tashmë i arrestuar, kishte mbajtur viktimën femër kosovare në kushtet e skllavërisë duke ia kufizuar lirinë e lëvizjes përmes kërcënimit.

Tek i dyshuari policia ka gjetur dhe konfiskuar, një pushkë automatike AK 47, një karikator , 14 fishekë dhe prova tjera materiale.

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, kurse viktima e rastit është strehuar në shtëpinë e sigurt sipas procedurave standarde të veprimit.

XS
SM
MD
LG