Ndërlidhjet

Mbi 600 meshkuj të vrarë nga militantët e IS


Militanët e Shtetit Islamik

Militanët e Shtetit Islamik

Organizata Human Rights Watch thotë se provat e reja tregojnë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë vrarë mes 560 dhe 770 meshkuj të cilët i kanë zënë kur pushtuan qytetin e Tikrit, në veri të Bagdadit.

Organizata HRW me seli në New York ka thënë me 2 shtator se faktet e reja tregojnë se numri i viktimave është deri në tri herë më i lartë, në krahasim me numrin që është paraqitur më herët.

Ndërsa ky numër mund të rritët edhe më tutje gjatë provave të reja.

Me 2 shtator, dhjetëra familjarë të ushtarëve të humbur janë përpjekur të hyjnë në parlamentin e Bagdatit, duke kërkuar prej autoriteteve që t’i gjejnë të afërmit e tyre.

XS
SM
MD
LG