Ndërlidhjet

logo-print

Bosnja arreston 16 xhihadistë të dyshuar


Bosnja e Hercegovina

Bosnja e Hercegovina

Bosnja e Hercegovina ka arrestuar 16 persona të dyshuar për përfshirje në konfliktin në Siri e Irak dhe për rekrutim të qytetarëve të Bosnjes për t’iu bashkuar militantëve islamikë atje.

Policia ka njoftuar sot se rreth 200 policë janë përfshirë në operacionin e zhvilluar në kryeqytetin Sarajevë, dhe në disa qytete tjera të Bosnjes.

Sipas burimeve të Agjencisë Shtetërore të Informacionit në Bosnie, në mesin e të arrestuarve është edhe Bilal Bosnic, udhëheqës i një komuniteti radikal islamik në Bosnjen perëndimore, i cili publikisht mbështet militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe u ka bërë thirrje myslimanëve të Bosnjes për t’u bashkuar me grupin.

Zyrtarët në Bosnje kanë njoftuar se mbi 340 qytetarë të këtij vendi u janë bashkuar grupeve xhihadiste në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG