Ndërlidhjet

Putin bën thirrje për armëpushim në Ukrainë


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shpreson që Ukraina dhe separatistët pro-rusë, që luftojnë kundër trupave qeveritare në lindje të Ukrainës, të arrijnë marrëveshje për armëpushim gjatë bisedimeve më 5 shtator.

Putin ka thënë se të dyja palët duhet të ndalojnë operacionet aktive, ndërsa Qeveria e Ukrainës duhet të ndalojë edhe përdorimin e aviacionit ushtarak kundër civilëve paqësorë.

Putin u ka thënë gazetarëve se ka skicuar një plan për armëpushim, pas bisedës së sotme me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.


XS
SM
MD
LG