Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Të drejtat e azerbajxhanasve të merren në konsideratë


Rexhep Taip Erdogan

Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë Bakunë në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen Azerbejxhan – Armeni, mbi territorin Nagorno-Karabak.

Erdogan tha se ai ka biseduar sot me homologun e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke shtuar se, "të drejtat e azerbajxhanasve duhet të merren në konsideratë" për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin.

Erdogan shtoi se "nëse konflikti ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për territorin Karabak zgjidhet, atëherë edhe problemet ndërmjet turqve dhe armenëve do të zgjidhen".

Erdogan dhe Aliyev diskutuan edhe për tubacionin e planifikuar të gazit natyror "TANAP", i cili do të sjellë gazin e Azerbajxhanit në Evropë nëpërmes Antalisë.

Erdogan e vlerësoi Turqinë dhe Azerbajxhanin si ‘dy vende nga një burim’, ndërsa shtoi se dy vendet planifikojnë të rrisin tregtinë me njëra-tjetrën.

XS
SM
MD
LG