Ndërlidhjet

Gjeorgjia kërkon anëtarësim në NATO


Georgy Margvelashvili
Georgy Margvelashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Georgy Margvelashvili thotë se do të kërkojë nga NATO që vendi i tij të anëtarësohet në aleancë gjatë samitit të ardhshëm që do të mbahet në Uels të Britanisë.

“Ne do të kërkojmë nga NATO që të na ftojë për anëtarësim gjatë samitit të NATO-s”, ka thënë Margvelashvili.

Ndërsa, përfaqësues të NATO-s, kanë bërë të ditur në fillim të këtij viti se nuk do të zgjerojnë numrin e të anëtarësuarve gjatë këtij samiti që do të mbahet nesër me 4 shtator.

Por, kanë thënë se Gjergjisë do t’i ofrojnë bashkëpunim që do ta ndihmojnë t’i afrohet aleancës.

Duke folur për takimet mes presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin lidhur me krizën në Ukrainën lindore, Margvelashvili thotë se ‘derisa ata bisedonin për gjetjen e një zgjidhje të krizës, në anën tjetër një kolonë me ushtarë të armatosur është nisur sot nga Rusia në Ukrainë”.

XS
SM
MD
LG