Ndërlidhjet

logo-print

Franca pezullon dërgimin e luftanijes në Rusi


Francois Hollande

Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka thënë se qeveria e tij nuk do të dërgojë njërën nga dy luftanijet Mistral për në Rusi për shkak të aksioneve agresive të Moskës në Ukrainën lindore.

Në deklaratën e presidencës franceze, thuhet se nuk ka kushte për dërgimin e luftanijes, çfarë është pjesë e një ‘marrëveshjeje’ kontraverse e cila ka dërguar në kritika të shumë aleatëve perëndimorë të Parisit .

Luftanija e parë është dashur të dërgohet në Rusi në muajin tetor.

Vendimi për këtë ka ardhur pasi presidenti, Holand ka takuar këshilltarët e tij ushtarak.

XS
SM
MD
LG