Ndërlidhjet

Emiratet, thërrasin për luftë kundër terrorizmit


Dubai

Dubai

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë sot thirrje për një luftë të koordinuar me ndërkombëtarët për luftimin e siç e quajnë ata ‘kërcënimit global’ ardhur nga terrorizmi.

Ata kanë shprehur shqetësimin lidhur me veprimet e militantëve të Shteteve Islamike në Siri dhe Irak.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Emirateve, thuhet se ‘Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë ashpër aktet terroriste të militantëve të Shtetit Islamik’.

Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar pikërisht Emiratet, se në të kaluarën ato kanë mbështetur disa grupe esktremiste suni në Siri.

Këto akuza, Emiratet nuk i kanë komentuar.

XS
SM
MD
LG