Ndërlidhjet

OKB kërkon lirimin e 45 të rrëmbyerve nga Al-Kaida


Ban Ki Moon - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
Ban Ki Moon - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit të OKB-së u ka bërë sot thirrje ‘vendeve me ndikim’ që të kërkojnë nga kryengritësit e Al-Kaidës për të liruar 45 paqeruajtësit e OKB-së të cilët janë rrëmbyer javën e kaluar në Lartësitë Golan.

Përmes një deklarate për shtyp, miratuar nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar i paqëruajtësve të Kombeve të Bashkuara.

Përleshje të mëdha kanë shpërthyer në Lartësitë Golan qysh se rebelët sirianë kanë zënë vendkalimin kufitar mes Sirisë dhe Izraelit pranë qytetit të braktisur të Quneitras.

Përleshjet kanë ndodhur të mërkurën e kaluar, ku luftëtarët nga dega e Al-Kaidës në Siri, Frontit Nusra, rrëmbyen paqeruajtësit e OKB-së.


XS
SM
MD
LG