Ndërlidhjet

Arabia Saudite dënon 24 persona për terrorizëm


Riad
Riad

Gjykata shtetërore në Riad ka dënuar një qytetar amerikan dhe 23 të tjerë me burgim nën akuzat për përgatitje të sulmeve terroriste.

Agjensia saudite e lajmeve njofton se dënimet janë nga 2 deri në 27 vjet.

Shtetasi amerikan, emri i të cilit nuk tregohet, është dënuar me 17 vjet burg, 6 prej të cilave do t’i mbajë për ‘krime kibernetike’.

Agjensia shtetërore nuk ka dhënë detaje për mënyrën se si është kryer operacioni i arrestimeve, vetëm ka treguar se të dënuarit kanë pasur në plan të veprojnë në Arabinë Saudite dhe në Bahrain.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas jemen. Të tjerët janë shtetas të Arabisë Saudite.

Ndryshe, policia saudite më 1 shtator ka njoftuar se ka arrestuar 88 persona nën dyshimin se janë pjesëtarë të Al-Kaidës.

XS
SM
MD
LG