Ndërlidhjet

NATO hap samitin me temën për Ukrainën lindore


Ilustrim

Ilustrim

NATO hap sot samitin dy ditor në Uels të Britanisë, ku në fokus do të jenë temat lidhur me problemet në Ukrainën lindore dhe për miratimin e një plani që do të forcojë praninë e NATO-s përgjatë kufijve lindorë të aleancës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe udhëheqës të shteteve anëtare të NATO-s, do të flasin edhe për veprimet ruse në Ukrainën lindore, aty ku separatistët pro-rusë po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës.

NATO thotë se separatistët po mbështeten nga Kremlini, gjë që zyrtarët rusë e kanë mohuar në vazhdimësi.

Ndër temat e tjera që pritet të diskutohen gjatë samitit janë edhe veprimet e militantëve të Shtetit Islamik në Irak e Siri, dhe për tërheqjen e forcave të NATO-s nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG