Ndërlidhjet

logo-print

John Kerry takon një delegacion palestinez


John Kerry

John Kerry

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, është takuar me një delegacion nga Palestina udhëhequr nga Saeb Erekat, me ç'rast kanë diskutuar për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Takimin e mbajtur më 3 shtator, Kerry e ka quajtur si "konstruktiv".

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se Kerry dhe delegacioni palestinez kanë diskutuar për "situatë në Gaza, për raportet Palestinë-Izrael dhe për zhvillimet e fundit në rajon".

Psaki tha se Kerry dhe palët kanë diskutuar edhe për synimet e Izraelit për të përvetësuar rreth 400 hektarë tokë në Bregun e pushtuar Perëndimor pranë Betlehemit.

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Izraelit që të heqë dorë nga ai plan.

Ndryshe, Psaki njoftoi se të dy palët janë pajtuar që të takohen përsëri pas disa javësh.

XS
SM
MD
LG