Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në kompleksin qeveritar në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët afganë thonë se talebanët kanë sulmuar një kompleks qeveritar në qytetin lindor Ghazni të Afganistanit.

Zëvendësguvernatori në Ghazni, Muhammad Ali Ahmadi, tha se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer automjetin e tij të mbushur me eksploziv në pjesën e prapme të Drejtorisë Kombëtare për Siguri, ndërkohë militantë të tjerë e kanë ndjekur pas atë në përpjekje për të sulmuar ndërtesën.

Ahmadi thotë se janë vrarë tre civilë dhe një polic, kurse janë lënduar rreth 60 persona të tjerë.

Ndërsa, forcat e sigurisë kanë vrarë më së paku 8 militantë, ka njoftuar guvernatori i Ghazni’t, Musa Khan Akbarzada.

XS
SM
MD
LG