Ndërlidhjet

logo-print

Al-Kaida me degë të re në Indi


Lideri i Al Kaidës Ayman al Zawahri

Lideri i Al Kaidës Ayman al Zawahri

Lideri i Al-Kaidës, Ayman al-Zawari ka njoftuar për themelimin e një degë të re të grupit ekstremist Islamist në Indi dhe vendet përreth.

Grupi monitorues SITE, me seli në Shtetet e Bashkuara thotë se video e transmetuar në një ueb-faqe të xhihadistëve, paraqet liderin Zawahri ku thotë se organizata e re do të ‘ngrejë flamurin e xhihadit’ nëpër nënkontinentin e Indisë.

Al-Kaida është aktive më së shumti në Afganistan dhe Pakistan. Ekspertët thonë se nuk ka fakte akoma që tregojnë se kjo organizatë është prezente edhe në Indi.

Televizionet Indiane thonë se më së paku tri shtete Indiane ku popullsia shumicë është muslimane, janë shqetësuar pasi që kanë parë videon me mesazhe të tilla nga Al-Kaida.

XS
SM
MD
LG