Ndërlidhjet

SHBA-të kërkojnë nga Irani të mos prodhojë armë bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Një delegacion i SHBA-së, do të takohet me zyrtarët iranian në Gjenevë për bisedime mbi programin bërthamor të Iranit.

Departamenti i Shtetit, njofton se zëvendëssekretari William Birns, nënsekretari për çështje politike Wendy Sherman, dhe këshilltari Jacob Sullivan do të jenë udhëheqës të delegacionit amerikan të cilët do të takohen me zyrtarët iranian sot dhe nesër me 5 shtator.

Konsultimet bilaterale janë pjesë e një përpjekje nga gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, për të frenuar programin bërthamor të Iranit dhe për të siguruar mos zhvillimin e armëve bërthamore.

Në anën tjetër, Irani çdo herë ka insistuar se programi i tij bërthamor ka qëllime vetëm paqësore, ku përfshihet edhe prodhimi i

energjisë.

XS
SM
MD
LG