Ndërlidhjet

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit më 12 shtator


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila ka nisur më 17 korrik të këtij viti, do të mbahet më 12 shtator.

Vendimi është marrë sot në një takim, të ftuar nga deputetja më në moshë e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, për t’u konsultuar me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.

Por, në takim nuk ka marrë pjesë blloku i partive të koalicionit pas-zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, me arsyetimin se zonja Brovina nuk është kryetare, por kryesuese e seancës konstituive në bazë të moshës.

Të pranishëm në konsultimet e sotme ishin vetëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të pakicave kombëtare, subjektet politike të të cilave kanë fituar vende në Kuvend.

XS
SM
MD
LG