Ndërlidhjet

KE kërkon sanksione të reja ndaj Rusisë


Komisioni Evropian

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, kanë bërë një draft propozim, që paraqet sanksionet e reja ndaj Rusisë, si përgjigjje ndaj rolit të saj në krizën e Ukrainës lindore.

Propozimet e paraqitura në një dokumetn që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, përfshijnë futjen e kompanive të mbrojtjes dhe të naftës, në pronësi të shtetit rus, në listën e bankave që tashmë janë të ndaluara nga kapitali i tregjeve evropiane.

Komisioni po ashtu ka sugjeruar se të gjithë njerëzit dhe institucionet "që merren me" grupet separatiste në Ukrainën lindore që të futen në një listë, si shënjestër për t'u ndaluar nga udhëtimet dhe për t’ju ngrirë asetet.

Qeveritë e BE-së pritet që të marrin vendim mbi këtë propozim me 5 shtator.

XS
SM
MD
LG