Ndërlidhjet

Serbia i dorëzon Kosovës mbetjet mortore


Ilustrim

Ilustrim

Më 12 shtator, do të bëhet riatdhesimi i dhjetëra mbetjeve mortore nga Serbia në Kosovë.

Trupat janë, të personave të zhvarrosura nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës (Serbi), viktima të luftës në Kosovë.

Nga kjo varrezë, në fund të muajit të kaluar janë kthyer 16 mbetjet e para, për në Kosovë.

Ndërsa është thënë se mbetjet tjera që llogaritet të jenë edhe rreth 40, do të kthehen më 5 shtator.

Por, Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës, në një takim që ka mbajtur sot, ka diskutuar që riatdhesimi të shtyhet për datën 12 shtator.

Kjo për shkak që të pritet indentifikimi i të gjithë trupave.

Qeveria njofton se deri tani janë identifikuar 39 persona.

Ndërsa 16 personat e parë që janë kthyer në Kosovë, kanë qenë nga Drenica dhe Skenderaj.

Riatdhesimi i mbetjeve mortore, të identifikuara, sipas praktikave do të bëhet përmes EULEX-it.

XS
SM
MD
LG