Ndërlidhjet

Bisedimet për Iranin vazhdojnë më 18 shtator


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë se bisedimet midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore për të frenuar programin bërthamor të Republikës Islamike, do të rinisin më 18 shtator në Nju Jork.

Palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje, e cila siguron se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore.

Marrëveshja po ashtu do të lehtësonte sanksionet e Perëndimit kundër Teheranit.
Palët kanë arritur një marrëveshje të përkohshme vitin e kaluar dhe kanë caktuar datën 24 nëntor si afat për marrëveshjen e përhershme.

Ndryshe, sot një delegacion i SHBA-së, është takuar me zyrtarët iranian në Gjenevë.

Departamenti i Shtetit, ka njoftuar se në takim kanë marrë pjesë, zëvendëssekretari William Birns, nënsekretari për çështje politike Wendy Sherman, dhe këshilltari Jacob Sullivan.

Janë gjashtë fuqi botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, që po kërkojnë frenimin e programit bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG