Ndërlidhjet

Ukraina nesër urdhëron armëpushimin


Petro Poroshenko - presidenti ukrainas, dhe Vladimir Putin, presidenti rus

Petro Poroshenko - presidenti ukrainas, dhe Vladimir Putin, presidenti rus

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka bërë të ditur se nesër me 5 shtator, do të urdhërojë armëpushimin.

Ai ka thënë se pret që të njëjtën ditë të fillon edhe plani për paqe i propozuar nga Rusia.

Por, vetëm para një dite, kryeministri ukrainas, Arseny Yatsenyuk ka hedhur poshtë propozimet ruse për paqe me Ukrainën.

Ai ka thënë se Rusia po përpiqet të mashtrojë Perëndimin në prag të samitit të NATO-s në Uells dhe për të shmangur sanksionet e reja kundër Moskës.

Yatsenyuk po ashtu ka thënë më 3 shtator se Ukraina është duke përforcuar kufirin e saj me Rusinë, dhe se po kërkojnë një status të veçantë për partner me NATO-n.

Separatistët pro-rusë po luftojnë kundër qeverisë së Ukrainës nga muaji prill i këtij viti.

Kievi dhe Perëndimi po e akuzojnë Rusinë që po dërgon trupa dhe armë në mbështetje të rebelëve, diçka që Moska e ka mohuar.

XS
SM
MD
LG