Ndërlidhjet

Kërcënohet pse mbështeti Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Një aktiviste e shquar dhe avokate për të drejtat e homoseksualëve, nga Shën Petersburg, thotë se është larguar nga Rusia, sepse ka marrë kërcënime me vdekje, për shkak se ka marrë pjesë në një tubim në mbështetje të Ukrainës.

Natalya Tsymbalova, themeluese e grupit për të drejtat e LGBT-së, ka shkruar sot në Facebook, se ajo gjendet në Madrid të Spanjës, dhe se ka aplikuar për azil politik në këtë vend.

Tsymabalova ka thënë se ajo ka marrë kërcënime përmes telefonit, pasi që ka marrë pjesë në një tubim të organizuar në St. Petersburg në mbështetje të Ukrainës më 24 gusht.

“Shpresoj që një ditë do të kthehem në një Rusi normale”, ka thënë ajo.

XS
SM
MD
LG