Ndërlidhjet

SHBA: Boko Haram, kërcënim i rëndë për të ardhmen afrikane


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur shqetësimin për shkak rritjes së dhunës nga ana e Boko Haram në Nigeri. SHBA-të, kanë paralajmëruar se kjo situatë e kërcënon rëndë të ardhmen afrikane.

"Jemi shumë të shqetësuar që militantët e Boko Haram të cilët kanë okupuar Baman, ku do të vendoset një taksë e jashtëzakonshme mbi popullsinë civile," ka thënë gjatë një vizite në Abuja, ndihmëssekretarja amerikane e shtetit Linda Thomas-Greenfield.

Militantët e Boko Haram, të cilët kanë zhvilluar një kryengritje të dhunshme që ka marrë mijëra jetë, nga viti 2009, javët e fundit kanë pushtuar territore në verilindje të Nigerisë.

Të hënën, militanët kanë pushtuar Baman, vend ky rreth 70 kilometra larg Maidugurit, kryeqytetit të Bornos.

Boko Haram është themeluar në emër të islamit sunit, i cili avokon një formë të rreptë të sheriatit ndërsa në vitin 2009 është zhvilluar në një grup sefalist-xhihadist, i ndikuar nga lëvizja Vahabi.

Prej vitit 2009 deri 2014, Boko Haram ka vrarë më shumë se 5, 000 civilë, përfshirë edhe mbi 2 mijë të tjerë në gjysmën e vitit 2014.

XS
SM
MD
LG