Ndërlidhjet

logo-print

Delegati afgan kërkon azil në Angli


Samiti i NATO-s në Britani

Samiti i NATO-s në Britani

Një delegat afgan në samitin e NATO-s në Britani thuhet se ka kërkuar azil pas mbërritjes në Londër.

Gazeta britanike "Times" raportoi më 4 shtator se Koloneli ushtarak, Enayatullah Barack kërkoi azil kur avioni i tij u ul në aeroportin Heathrow.

Radio Evropa e Lirë në Afganistan raporton se Barack është dashur të jetë bartës i flamurit të delegacionit afgan në samitin e NATO-s, i cili filloi më 4 shtator në Uells.

Delegacioni përfshinte zyrtarë të lartë të qeverisë afgane, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Bismilalh Mohamad, dhe shefi i ushtrisë së stafit, gjenerali Sher Mohamad Karimi.

Nuk ka pasur asnjë koment nga qeveria afgane për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG