Ndërlidhjet

Vdes ikona e filmit sovjetik, Banionis


Donatas Banionis

Donatas Banionis

Aktori i epokës sovjetike Donatas Banionis ka vdekur në Vilnius në moshën 90 vjeçare.

Djali Banionis-së, Raimundas, tha aktori i shquar vdiq më 4 shtator pas një goditjeje që ai pësoi dy ditë më parë.

Banionis u lind më 28 prill 1924, në qytetin qendror të Lituanisë të Kaunas. Ai ka luajtur rolin e tij të parë në kinema në vitin 1959 në filmin "Adami do të jetë njeri."

Më vonë, ai luajti në filma të ndryshëm, duke përfshirë "Askush nuk donte të vdiste", "Fluturimi i zotit McKinley", "Sezoni i vdekur" dhe "Solaris", duke u bërë ikonë në historinë e kinemasë sovjetike.

Banionis ka luajtur në më shumë se 70 filma.

Ai gjithashtu luajti në filma jashtë BRSS-së. Një nga ta ishte një film i vitit 1976 i Gjermanisë Lindore, rreth Ludëig van Beethoven; në këtë film, Banionis luajti rolin kryesor.

XS
SM
MD
LG