Ndërlidhjet

logo-print

Përmbytje në Pakistan, dhjetëra persona të vdekur


Më shumë se 40 persona janë vrarë si rezultat i shirave të dendur në Pakistan, bënë të ditur zyrtarët të enjten, duke thënë se me këtë intensitet, përmbytjet mund të jenë të pashmangshëm.

Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga rënia e çative nga ndërtesat e Punjab, provincës më të pasur dhe më të populluar të Pakistanit.

Pakistani ka vuajtur nga përmbytjet vdekjeprurëse për të paktën katër vjetët e fundit - në vitin 2013, 178 vetë u vranë dhe rreth 1,5 milionë u prekën nga përmbytjet në të gjithë vendin.

Qeveria është kritikuar se nuk ka bërë më shumë për të zbutur rreziqet nga shirat sezonale, duke mos i evakuuar banorët nga shtëpitë dhe tokat bujqësore.

XS
SM
MD
LG