Ndërlidhjet

logo-print

Greqia tha të enjten se kishte kërkuar ndihmë emergjente nga Bashkimi Evropian për t'u marrë me emigrantët dhe azilkërkuesit nga Siria dhe Iraku.

"Situata ka arritur një nivel të rrezikshëm", tha ministri i Marinës Greke, Miltiadis Varviciotis.

"Ne nuk mund të ndërtojmë një mur në det," tha ai.

Vendi pret që numri i emigrantëve të trefishohet këtë vit, në krahasim me 2013, tha Varviciotis.

Ai bëri të ditur se shumica e të ardhurve janë ata që ikin nga lufta në Siri dhe Irak.

Rojet bregdetare greke kanë bërë të ditur se në tetë muajt e parë të këtij viti, 17,639 emigrantë kanë kaluar nga Turqia fqinje në Greqi, në krahasim me 10,508 në të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Një total prej 98 njerëzish janë mbytur në përpjekjet e tyre për të hyrë në vend ilegalisht.

XS
SM
MD
LG