Ndërlidhjet

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtesat e IBM-it


Sot në Bruksel u arrit dhe u nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të IBM-it në mes të delegacioneve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, bën të ditur Qeveria e Kosovës përmes një komunikate.

Me këtë marrëveshje parashihet ndërtimi i gjashtë pikave kufitare sipas konceptit të IBM-it me të gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse.

Këto pika të përhershme kufitare të IBM-it do të ndërtohen me financimin e Komisionit Evropian përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit (IPA) me një shumë prej mbi 21 milionë Euro.

Në komunikatë thuhet se "kjo marrëveshje është negociuar tash një vit dhe arritja e saj shënon edhe një kontribut të të gjitha palëve për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, rritjen e kualitetit dhe sigurisë së kontrollit kufitarë, dhe është në funksion të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën".

Komisioni Evropian në bazë të procedurave të brendshme parasheh që ndërtimi i këtyre pikave kufitare të IBM-it të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG