Ndërlidhjet

logo-print

Hollande: Armëpushimi në Ukrainë, kusht për luftanije


Francois Hollande

Francois Hollande

Presidenti francez Francois Hollande ka thënë se një armëpushim dhe një marrëveshje politike në Ukrainë, janë kushtet që Franca t'i ofrojë Rusisë një nga dy luftanijet Mistral-class në Rusi.

Duke folur në gjatë një takimi të NATO-s në Uells më 4 shtator, Hollande tha se kontrata për furnizimin e anijeve nuk u anulua as pezullua.

Franca njoftoi më 3 shtator se veprimet agresive të Moskës në lindje të Ukrainës ishin arsyet për vendimin për të mos dhënë luftanijen, të quajtur "Vladivostok."

Franca kishte ardhur nën presionin e fortë publik nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë për të shkatërruar kontratën e 1.6 miliardë dollarëve, të nënshkruar nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG