Ndërlidhjet

logo-print

Rasmussen: Rusia po sulmon Ukrainën


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ka ngritur tonin gjatë Samitit të NATO-s, duke thënë se "Rusia po sulmon Ukrainën" dhe se është duke vazhduar ta destabilizojë situatën në lindje të Ukrainës, pavarësisht një plani për armëpushim të propozuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Duke folur më 4 shtator në samitin dyditor në Uells, Rasmusen tha se nuk janë fjalët e Rusisë të rëndësishme, por veprimet e saj në terren.

Reuters citoi një oficer ushtarak të NATO-s të ketë thënë në kushte anonimiteti se Rusia ka disa mijëra trupa luftarake dhe qindra tanke dhe automjete të blinduara brenda Ukrainë, ku rebelët pro-rusë po luftojnë forcat qeveritare në konfliktin që ka vrarë më shumë se 2,600 njerëz që nga muaji prill.

Shefi i NATO-s tha se "një përpjekje e vërtetë për të lehtësuar një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë" do të ishte që "Rusia të tërhiqte trupat e saj nga kufijtë e Ukrainës, të ndalojë rrjedhjen e armëve dhe luftëtarëve në Ukrainë, të ndalojë mbështetjen për militantët e armatosur në Ukrainë, dhe të angazhohet në një proces politik konstruktiv".

XS
SM
MD
LG