Ndërlidhjet

logo-print

OBSH: 800 mijë persona vetëvriten në vit


Sipas një raporti të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një person kryen vetëvrasje në botë çdo 40 sekonda.

Në raportin e parë global për parandalimin e vetëvrasjes të lëshuar më 4 shtator, OBSH ka analizuar 10 vjet të të dhënave mbi vetëvrasjen nga e gjithë bota.

Raporti arriti në përfundimin se rreth 800,000 njerëz vrasin veten çdo vit; dhe mosha më e shpeshtë e vetëvrasjes te të rinjtë është nga mosha 15 deri 29 vjeçar, ndërsa normat e vetëvrasjeve janë më të lartat në njerëzit e moshës 70 vjeçare dhe mbi të; dhe 75 për qind e vetëvrasjeve janë në mesin e njerëzve nga vende të varfra dhe ato me të ardhura mesatare.

OBSH tha se vetëvrasja ishte një "problem i madh i shëndetit publik", që shumë shpesh trajtohet si tabu.

Agjencia tha se kufizimi i qasjes në armët e zjarrit dhe kimikaleve toksike, mund të ulë normat e vetëvrasjes, dhe theksoi se futja e një strategjie kombëtare për uljen e vetëvrasjeve, do të ishte efektive.

XS
SM
MD
LG