Ndërlidhjet

Shfaqet premiera e "Tri dritare dhe një varje"


Stafi i filmit "Tri dritare dhe një varje"
Stafi i filmit "Tri dritare dhe një varje"

Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqet premiera e filmit "Tri dritare dhe një varje" me regji të Isa Qosjes dhe skenar të Zymber Kelmendit. Premiera organizohet nën patronazhin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Filmi është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, dhe për temë ka trajtimin që iu është bërë grave të dhunuara pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Filmi do të shfaqet edhe për publikun e gjerë gjatë ditëve në vijim, dhe stafi i filmit është zotuar që paratë e mbledhura do të shkojnë donacion për gratë e dhunuara.

Premierën botërore filmi e pati në Festivalin e Filmit të Sarajevës, ku edhe mori çmimin nga "Cine Europa".

XS
SM
MD
LG