Ndërlidhjet

logo-print

NATO diskuton për kërcënimin e terrorizmit


Takimi i NATO-s në Uells

Takimi i NATO-s në Uells

Në Uells të Britanisë sot zhvillohet dita e dytë e samitit të NATO-s. Udhëheqësit e Aleancës janë duke vlerësuar kërcënimin global që vjen nga kryengritësit e Shtetit Islamik.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar e ka për “detyrim” të ndalojë avancimin e këtij grupi.

Militantët e Shtetit Islamik kanë pushtuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri.

Në një opinion të përbashkët të botuar të enjten në gazetën britanike, Times, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri britanik, David Cameron, kanë thënë se NATO-ja duhet të forcojë aleancën e saj, në përgjigje të harkut të jostabilitetit nga Afrika Veriore dhe Saheli deri në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, luftëtarët e Shtetit Islamik kanë rrëmbyer rreth 50 burra, të cilët i akuzojnë për djegien e flamurit të tyre në një fshat sunit, në veri të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG