Ndërlidhjet

Mospërputhje në deklarimin e armëve kimike të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë thënë se në deklarimin e armëve kimike të Sirisë ka ende mospërputhje dhe dyshime.

Sigrid Kaag ka thënë se prejse qeveria e presidentit Bashar al-Assad ka dorëzuar deklaratën në fund të vitit të kaluar, Damasku ka bërë katër herë ndryshime.

Kaag kryeson misionin e përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, i cili mbikëqyr shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Kaag ka thënë se 100 për qind e toksinave më të këqija të deklaruara janë shkatërruar, ndërsa 96 për qind e rezervave të përgjithshme janë eliminuar.

Deklarata e Kaagut në OKB vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim se toksinat e harruara mund të bien në duart e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG