Ndërlidhjet

Vdes komedianja amerikane Joan Rivers


Ilustrim
Ilustrim

Komedianja veterane amerikane, Joan Rivers, humori i së cilës ka bërë të qeshin miliona amerikanë për 50 vjet me radhë, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Ajo ka qenë e shtruar në një spital prejse ka pësuar arrest kardiak javën e kaluar.

Rivers ka marrë famë në nivel kombëtar në vitet 1960, kur ka nisur të dalë në shfaqjet televizive "Tonight Show" dhe "Ed Sullivan Show".

Në vitin 2010, ajo ka postuar një shaka në Twitter në lidhje me vdekjen e saj, duke thënë: Me të gjitha operacionet plastike që kam pasur, jam e shqetësuar se kur të vdes, Zoti nuk do të më njohë.

XS
SM
MD
LG