Ndërlidhjet

OKB: 120 mln vajza të abuzuara seksualisht


UNICEF

UNICEF

Rreth 120 milionë vajaza në gjithë botën – pak më shumë se një në dhjetë – janë përdhunuar ose sulmuar seksualisht deri në moshën 20-vjeçare, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.

Agjencia për Fëmijë UNICEF ka thënë se 95,000 fëmijë dhe adoleshentë, shumica e tyre në Amerikën Latine dhe Karaibe, janë vrarë vetëm në vitin 2012.

UNICEF-i thekson se fëmijët në gjithë botën janë të ekspozuar në mënyrë rutinore ndaj dhunës.

Dokumenti bazohet në të dhënat nga 190 vende.

Ai po ashtu vë në pah se dhuna ndaj fëmijëve në disa vende pranohet nga shoqëria ose falet në mënyrë të heshtur dhe se shumë shpesh viktimat frikësohen për të raportuar abuzimin.

XS
SM
MD
LG