Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli ndaloi mediat që të raportojnë për shtetësinë e Sotloffit


Steven Sotloff

Steven Sotloff

Izraeli ka thënë se ka ndaluar mediat lokale nga raportimi se gazetari amerikan, Steven Sotloff, i cili është vrarë nga militantët e Shtetit Islamik me prerje koke, ka qenë edhe shtetas izraelit.

Autoritetet kanë thënë se kanë marrë këtë vendim në përpjekje për të zvogëluar rrezikun për të, pasi është rrëmbyer vitin e kaluar në Siri.

Grupi militant Shteti Islamik, i cili ka okupuar pjesë të mëdha të territoreve në Siri dhe Irak, ka publikuar një video këtë javë, e cila tregon vrasjen e Sotloffit.

Shtetësia e tij izraelite është bërë publike pasi Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar vërtetësinë e pamjeve.

Sotlofff ka migruar në Izrael në vitin 2005.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, ka thënë se qeveria është njoftuar për shtetësinë e tij izraelite në një “fazë të hershme” të rrëmbimit të tij dhe ka lëshuar një urdhërndalesë për mediat që të mos e raportojnë.

XS
SM
MD
LG