Ndërlidhjet

“Shtëpia e tmerreve” në Indi: Ekzekutohet vrasësi serik


Ilustrim
Ilustrim

Një burrë nga India, i dënuar me vdekje për vrasjen e një vajze në rastin e quajtur “shtëpia e tmerreve”, do të ekzekutohet javën e ardhshme, kanë bërë të ditur autoritetet.

Në vitin 2009, Surinder Koli dhe punëdhënësi i tij biznesmen, Moninder Singh Pandher, janë dënuar për vrasjen e 14-vjeçares Rimpa Halder.

Pandher më vonë është liruar nga një gjykatë më e lartë.

Ata janë arrestuar në vitin 2007, pasi në shtëpinë e tyre pranë Nju Delhit janë gjetur pjesë trupore.

Krimi ka tronditur vendin dhe shumë kanë akuzuar policinë për neglizhencë.

Policia ka thënë se së paku 19 vajza të reja dhe fëmijë janë përdhunuar, vrarë dhe gjymtuar në shtëpinë ku Koli ka punuar si shërbëtor.

Koli ka pranuar akuzat për kanibalizëm dhe nekrofili.

Ai është shpallur fajtor për rrëmbim, vrasje dhe tentim-dhunim në së paku pesë raste që përfshijnë fëmijët.

XS
SM
MD
LG