Ndërlidhjet

Granatime me artileri janë raportuar në qytetin Mariupol të Ukrainës, pak orë para nisjes së bisedimeve për armëpushim eventual.

Forcat pro-qeveritare të Ukrainës kanë thënë se janë sulmuar disa herë gjatë natës.

Vëzhguesit e OSBE-së kanë raportuar po ashtu për luftime në dy fshatra të Mariupolit.

Mariupoli, port strategjik në Detin Azov, në perëndim të kufirit rus, është bërë pikë e nxehtë e luftimeve në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Sot në Minsk pritet të zhvillohen bisedime midis zyrtarëve ukrainas, rusë dhe përfaqësuesve të OSBE-së.

XS
SM
MD
LG