Ndërlidhjet

Në Turqi regjistrohen dy tërmete të rënda


Antalia, Turqi
Antalia, Turqi

Në Turqi janë regjistruar dy tërmete prej 5.2 dhe 4.7 shkallësh të Richterit, raportojnë mediat turke.

Nuk ka të dhëna për të plagosur apo për dëme materiale nga tërmetet që kanë ndodhur natën e kaluar.

Tërmeti prej 5.2 shkallësh është reghistruar në Detin Mesdhe, pranë vendpushimit të njohur Antalia, në jugperëndim të Turqisë.

Epiqendra ka qenë në thellësi prej 25 kilometrash.

Tërmeti i dytë është regjistruar në Detin Egje, pranë ishullit Gokçeda, në veriperëndim të Turqisë.

XS
SM
MD
LG