Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Shirat e furishëm kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish në provincat verilindore të Pakistanit, Punxhab dhe Azad Kashmir.

Autoriteti për Menaxhimin e Katastrofave ka thënë se së paku 50 njerëz kanë vdekur në incidentet që kanë shkaktuar shirat e rrëmbyeshëm.

Autoritetet në qytetin Ravalpindi kanë lëshuar alarm për rritjen e nivelit të lumenjve dhe kanë nisur evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara.

Pakistani ka pësuar përmbytje të rënda vdekjeprurëse gjatë katër viteve të kaluara.

Rreth 1,800 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në vitin 2010.

XS
SM
MD
LG