Ndërlidhjet

logo-print

Cameron: Rusia ka grisur librin e rregullave


Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se Rusia “ka grisur librin e rregullave” me aneksimin e Krimesë dhe me dërgimin e trupave në lindje të Ukrainës.

Cameron i ka bërë këto komente në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Uells, i cili dominohet nga kriza në Ukrainë dhe lufta kundër terrorizmit.

Ai ka thënë se NATO-ja duhet të riafirmojë angazhimin e saj për të mbrojtur aleatët, përfshirë anëtarët në lindje.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se dyert e NATO-s do të mbeten të hapura për vendet që janë të gatshme dhe në gjendje për t’iu bashkuar Aleancës.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se ka dërguar trupa në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG